Ç’na mëson Kurani rreth disa bazave të moralit?
Le të shohim ç’thuhet në Kuran për bazat e moralit Islam.
Nga Kurani mësojmë këto virtyte themelore të moralit:
Ndershmëria: “Kurdoherë që të flasësh, thuaj të drejtën, qoftë ajo edhe kundra teje apo të afërmit tënd.”
Vërtetësia: “O që keni besuar! Plotësoni detyrimet tuaja ndaj Allahut dhe qëndroni me ata që thonë të vërtetën.”
Këmbëngulja: “Kërko ndihmë nga Allahu dhe tregohu i durueshëm, (që do të thotë të ngulmosh me durim dhe në mënyrë të vazhdueshme); Toka i përket vetëm Allahut.”
Toleranca: “Tolero me durim atë që thonë të tjerët dhe largohu prej tyre në një mënyrë të njerëzishme.”
Nga tradita fisnike e Profetit Muhamed (a.s) mësojmë gjithashtu virtyte morali të tjera të shquara, ndërmjet të cilave: përpikërinë, kurajën, dashamirësinë, dëlirësinë, bujarinë dhe të falurit.
Islami njeh superioritetin e individit vetëm në bazë të devotshmërisë dhe dallimin e tij ndaj adhurimit të Zotit. Pjesë e devotshmërisë, janë padyshim edhe cilësitë e larta të moralit.
“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (Huxhurat, 49/13)