Cili është realiteti i vdekjes?
Vdekja është një ngjarje natyrale për të gjitha krijesat e gjalla. Kushdo që ka lindur, do të vdesë.
Islami na mëson që të kemi parasysh, se vdekja mund të na vijë në çdo çast. Vetëm Allahu është ai që e di kohën e vdekjes. Vdekja shënon fundin e ekzistencës së trupit, por ajo nuk shkatërron shpirtin. Shpirti merret nga engjëlli i vdekjes dhe dërgohet tek Allahu.
Kemi lindur pa dëshirën tonë, po ashtu kemi edhe për të vdekur. Pas vdekjes do të vijë ringjallja jonë dhe do të japim llogari për të gjitha veprat tona. Prandaj duhet të përgatitemi për këtë “provim”, sepse pas tij është fitimi ose humbja e përhershme.
Për ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, vdekja nuk është diçka për t’i pasur frikën. Megjithëse në dukje ajo të shpie drejt shuarjes së dritës së kësaj jete, në fakt ajo është një shkarkim nga detyrimet e mëdha të saj.
Ajo përfaqëson një ndryshim vendbanimi dhe transferimi të trupit, ashtu sikurse një ftesë, në rrethin e gjerë të mëshirës së të Përjetshmit, duke të ngushëlluar me një jetë të lumtur e të përjetshme.
Një njeri nëse kujton vdekjen dhe jetën që vjen pas saj, ndihet i sigurt, sillet mirë dhe vepron sipas urdhrave të Allahut.