Vdekja, një realitet i pashmangshëm

Allahu thotë në Kuran: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen. Ne ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi dhe ju do të ktheheni sërish tek Ne.” (Enbija, 35)

Sikurse edhe Allahu na e tërheq vëmendjen në shumë ajete të Kuranit Famëlartë, çdo gjë në Tokë është kalimtare. Një ditë, njeriu do të largohet dhe më pas do të qëndrojë para Krijuesit të tij. Gjithçka rreth nesh flet për vdekjen si një e vërtetë e pashmangshme.

Në një epitaf të vjetër thuhej: “O vizitues i varrit tim, mendo për gjendjen time. Unë kam qenë siç je ti sot, kur nesër, ti do të jesh si unë sot.”

Allahu thotë në Kuran: “E kur të çahet qielli. Dhe kur të shkapërdredhen yjet. Dhe kur të përzihen detet. Dhe kur të trazohen varret. Atë botë secili njeri e di se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë mbrapa.” (Infitar, 1-5)

Për këtë arsye Profeti Muhamed (a.s) e sillte ndërmend vdekjen më shumë se 20 herë në ditë. Sikur të mendonin njerëzit më tepër për vdekjen dhe ringjalljen, gjendja e tyre do të ndryshonte më tepër. Sikur të mendonin se një ditë patjetër duhet të vdesin dhe ta dorëzojnë amanetin e tyre! E mjerisht shumica dërrmuese nuk mendojnë. Ikin nga mendimet që i shqetësojnë. Sikur duan t’i mbyllin sytë para të vërtetës dhe para fakteve, të cilat janë aty pranë nesh dhe gjithkund rreth nesh.

Postime të ngashme