Çfarë është dëshmia (shehadeti)?

Shehadeti është shtylla e parë e Islamit dhe përfshin njohjen e palëkundur të besimit ndaj ekzistencës së Allahut, se nuk ka zot tjetër veç Tij dhe se bindja e adhurimi i takojnë vetëm Atij.

Shehadeti shpreh gjithashtu besimin e palëkundur, që Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe që Kurani i Shenjtë. Fjala e Allahut dhe tradita e tij (sunneti), përbëjnë një sistem tërësor dhe të gjithanshëm, për të udhëhequr jetën e njeriut në rrugën e drejtë.

Të katër shtyllat e tjera përfshijnë gjithashtu detyrimet e një myslimani, për të fituar shpërblimet e Allahut.

Namazi, Zekati, Agjërimi dhe Haxhi janë format më të larta të adhurimit ndaj Allahut. Nëse i zbatojmë ato rregullisht dhe me saktësi, ne bëhemi më të afërt ndaj Allahut, Krijuesit e Mbështetësit tonë.

“Allahu është një, nuk ka Zot përveç Atij. Ai është më i Larti, më i Madhi.” (Bekare, 255)

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: