DISA ÇËSHTJE NË LIDHJE ME AGJËRIMIN

A ndalohet agjërimi i ditëve kaza në ditë më të shkurtra?

Agjërimi i mbetur kaza mund të kompensohet më vonë në ditë të shkurtra apo të gjata; e rëndësishme është realizimi i obligimit. Por nëse agjërimi lihet qëllimisht për t’u kompensuar më vonë në ditë më të shkurtra, do të thotë se personi kërkon të shpëtojë nga obligimi. Megjithatë më e rëndësishmja e adhurimeve është qëllimi i pastër, i sinqertë dhe vendosmëria.

A lejohet përdorimi i misvakut kur je agjërueshëm?

Dijetarët myslimanë kanë folur shumë rreth qëndrimit larg rasteve të cilat mund të prishin agjërimin. Misvaku nga struktura e tij nuk është i ndaluar, por për shkak të pështymës e cila mund të kalojë poshtë gjatë përdorimit, është më mirë të mos përdoret. Disa kanë thënë të përdoret në periudha të caktuara para ose pas drekës, misvak i thatë apo i lagësht, e kanë lejuar të përdoret para drekës ndërsa pas drekës e kanë ndaluar, kanë lejuar përdorimin e misvakut të thatë e jo atij të lagësht. Edhe pse elementët të cilët mund të prishin agjërimin janë të njëjtë në të katër rastet.

A e prish agjërimin heqja e dhëmbit?

Heqja e dhëmbit nuk e prish agjërimin. Nëse bëhet gjilpërë gjatë heqjes së dhëmbit atëherë agjërimi prishet. Agjërimi gjithashtu prishet edhe nëse kalohet poshtë gjaku i dalë nga heqja e dhëmbit. Person që gjatë agjërimit të Ramazanit heq një dhëmb dhe për shkaka të gjilpërës apo të gjakut prish agjërimin, e kompenson atë më vonë dhe nuk ka nevojë për kefaret.

A e prishin agjërimin gënjeshtra, thashethemet apo shikimi i të ndaluarës?

Edhe pse në një hadith të Profetit (s.a.s) thuhet: “Agjërimi prishet nga gënjeshtra, thashethemet, premtimi i rrejshëm dhe nga shikimi me epsh i të ndaluarës”, Ebu Hanife e shpjegon këtë hadith kështu: “Këto mëkate prishin sevapin e agjërimit, nuk prishin korrektësinë, gjithsesi agjërimi bëhet mekruh.” Kjo do të thotë se ai person mund të kryejë agjërimin si obligim, por nuk mund të arrijë sevapin e madh të tij. Nuk duhet të harrojmë se çfarë thotë Profeti (s.a.s) në një hadith: “Ka aq shumë agjërues të cilët nuk përfitojnë asgjë nga agjërimi përveç urisë dhe etjes.”

Mënjanimi i shikimit të harameve është një parim që duhet ta shoqërojë gjithnjë besimtarin. Sepse Profeti (s.a.s) thotë: “Shikimi i të ndaluarës është një shigjetë e helmuar e shejtanit. Ai i cili nuk e bën këtë nga frika për Allahun, Allahu i jep një besim, ëmbëlsinë e të cilit e ndjen brenda në zemër.”

Përveç kësaj, agjëruesi duhet të ruajë dhe gjuhën. “Agjërimi e shuan zjarrin, është mburojë ndaj tij. E ruan nga thashethemet. Agjëruesi mos të gabojë duke thënë fjalë të shëmtuara. Nëse ndonjëri e ngacmon, le t’i thotë jam agjërueshëm”, thotë Profeti duke na tërhequr vëmendjen në këtë çështje. Fjala nuk e prish agjërimin.

Ashtu siç ruajmë syrin dhe gjuhën nga mëkatet, ashtu duhet të ruajmë dhe veshin. Është i ndaluar dëgjimi i fjalëve apo bisedave të ndaluara. Edhe duart, këmbët e pjesë të tjera të trupit duhet t’i ruajmë nga e ndaluara. Ata që bëjnë mëkate gjatë agjërimit është njësoj si të pijnë helm në vend të ilaçit. Sepse mëkati është helm. Zhduk të gjitha sevapet e adhurimeve. Prandaj le të mos ia heqim sevapet veprave tona duke vepruar në mënyrë të gabuar.

A prishet agjërimi nga përdorimi i produkteve kozmetike dhe nga përtypja e çamçakëzit?

Një ilaç i ngurtë i vendosur në hundë nuk e prish agjërimin, ndërsa ilaçi i lëngshëm e prish atë. Edhe kremrat, deodorantët nuk e prishin agjërimin. Gjaku i cili mund të rrjedhë për shkak të rruajtjes nuk e prish agjërimin.

Edhe buzëkuqi nuk e prish agjërimin por nëse hahet, atëherë prishet. Duhet të kompensohet më vonë.

Përdorimi i ndonjë kremi për trupin nuk e prish agjërimin. Nxjerrja e gazit të tabletës së azmës e prish agjërimin ashtu si tymi i duhanit.

Për agjëruesin nuk është e lejuar ngrënia e sheqerkave të vogla. Edhe pse ka prej atyre që e konsiderojnë mekruh, nuk duhet ta mbajmë në gojë. Është e lejuar marrja e hapave për të vonuar ardhjen e menstruacioneve për të mos lënë agjërimin, por nuk është e nevojshme.

Nuk është mekruh marrja erë e aromave të mira apo trëndafilit. Agjërimi nuk prishet as nga marrja erë deodorantëve apo esencave të tjera, madje nuk është as mekruh.

A e prish agjërimin pasta e dhëmbëve?

Përdorimi i furçës së dhëmbëve gjatë kohës së agjërimit është mekruh. Nuk ka ndonjë pengesë në fërkimin e dhëmbëve pa pastë dhëmbësh. Megjithatë duhet patur kujdes në moskalimin e ujit poshtë. Edhe nëse përdorim pastën e dhëmbëve agjërimi nuk prishet, por është mekruh. Por nëse kalohet poshtë pasta e dhëmbëve apo uji, atëherë agjërimin quhet i prishur dhe duhet të kompensohet më vonë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: