Cili është njeriu me karakter të fortë?

Njeriu me karakter të fortë është besnik, besimtar dhe mbështetje e fortë për mikun dhe shokun. Ai do të drejtën dhe të vërtetën. Ai është i dashur, i ndershëm, i qetë dhe fisnik. Është trim dhe i vendosur. Ka vullnet të fortë, që nuk njeh pengesa, që kapërcen të gjitha vështirësitë.

Formimi i karakterit të njeriut është fryt i një pune të gjatë e të vështirë, fryt i vetedukimit, i një lufte të mundimshme me vetveten, fryt i vetë mohimeve të shumta. Ai s’mund të fitohet rastësisht.

Njerëzit me karakter janë të pa kompromis në jetën e tyre dhe kur e kërkon nevoja, tregojnë virtytet e karakterit, shkëlqejnë me dritën e tyre të plotë, duke depërtuar deri në skutat më të vogla të jetës. Stolia e vlerave njerëzore është madhështia e karakterit.

Gjatë historisë njerëzore, shembuj të tillë mësuan breza të rinj. Detyrë e prindërve është t’i mësojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre, që të bëhen model i karakterit shembullor. Ata duhet të kaliten në zjarrin e jetës, që të bëhen njerëz të vërtetë. Le të ballafaqohen ata edhe me vështirësi, hidhërime e dëshpërime. Nga kjo ata do të dalin më të mirë e më fisnikë.

T’u qëndrosh besnikë parimeve të tua dhe të durosh për to, është një vepër e madhe. Përballimi i vështirësive, fatkeqësive, kërkon guxim, kërkon besimin tek Allahu. Allahu i shpërblen ata që arrijnë të kenë një karakter të lartë dhe që bëjnë një jetë të  ndershme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: