Cila është vepra më e mirë në Islam?

Dikush e pyeti Profetin Muhamed (a.s) se cila vepër në Islam ishte më e mira. Ai iu përgjigj: “Të ushqesh të varfrin e nevojtarin dhe të përshëndesësh atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.” (Muttefekun alejhi)

1* Myslimani duhet të përpiqet t’i bëjë mirë çdokujt.

2* Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh çdokënd pavarësisht nëse e njeh apo jo, ka një vend të veçantë në Islam dhe është shkak i tërheqjes së begative.

3* Myslimani duhet të jetë iniciator për ngritjen e marrëdhënieve të shëndetshme në shoqëri dhe të lidhjeve të sinqerta mes njerëzve.

4* Profeti (a.s) i ka dhënë prioritet gjendjes specifike së atyre që kanë bërë pyetje sa herë që ata kanë dashur diçka.

Postime të ngashme