Cila është detyra e parë e kërkuesit të dijes?

Detyra e parë e nxënësit të dijes është të pastruarit e nefsit (vetes, shpirtit) nga cilësitë që janë të kritikuara, duke u bazuar në fjalën e Profetit (a.s), “Islami është ngritur mbi pastërtinë”.

Profeti (a.s) nuk ishte duke folur rreth pastrimit që mund t’i bëjë dikush veshjes së tij. Përkundrazi, ai ishte duke folur për zemrën. Kjo gjë nënkuptohet edhe në fjalën e Allahut, “Padyshim, politeistët janë të papastër”.

Është e qartë që papastërtia e përmendur këtu s’ka të bëjë me veshjen e jashtme të nxënësit të dijes. Për sa kohë nxënësi i dijes nuk e pastron qenien e tij të brendshme nga papastërtitë, shpirti i tij s’do ta pranojë diturinë e dobishme dhe as nuk do të ndriçohet nëpërmjet dritës së diturisë.

Abdullah ibn Mesudi (r.a) ka thënë: “Dituri nuk do të thotë të dish shumë transmetime. Ajo është një dritë që vendoset në zemër.”

Njëri prej dijetarëve të mëdhenj ka thënë: “Ne e kërkuam diturinë për gjëra të tjera përveç Allahut. Sidoqoftë, dituria refuzoi të ishte për diçka tjetër përveçse për Allahun.”

 

Postime të ngashme