Çfarë kanë thënë për vlerën e kohës?
Nëse e doni jetën, mos e shkoni kohën kot, sepse koha është vetë jeta.
Kush fiton kohën, ka fituar gjithçka, kush e ka humbur atë, ka humbur gjithçka.
Asgjë nuk ka më tepër vlerë se jeta dhe minutat që e mbushin atë.
Ai i cili nuk ia di vlerën kohës, nuk përfiton asgjë prej saj.
Jeta ka vlera aq të mëdha, ngaqë jeta është e shkurtër.
Budallenjtë mendojnë se si ta vrasin kohën, kurse të zgjuarit si ta fitojnë atë.
Nuk ka gjë më të pakuptimtë dhe të dëmshme se sa jeta e kaluar vetëm me argëtim.
Një i urtë kaloi pranë disa të rinjve që kishin orë të tëra të zhytur në argëtim e shpërdorim të kohës dhe tha: “Sikur të ishte e mundur t’ia blija kohën këtyre njerëzve që e çojnë dëm atë”!