Çfarë është e rëndësishme te njeriu?
Sot njeriu është në gjendje të kryejë profesione të reja e të ndryshme dhe të ketë në dispozicion mjete të sofistikuara për kryerjen e tyre, por përsa i përket botëkuptimit të besimit, ai mund të jetë shpesh i paditur, me koncepte të gabuara dhe i zhveshur prej natyrës së dëlirë, me të cilën është krijuar.
Nuk ka rëndësi ku jeton një njeri, nëse përdor draprin apo makineri të përsosura për të korrur drithin, nëse përdor drutë apo kondicionerë për ngrohje, stufa apo pajisje elektronike për të gatuar, etj.
Për shumë njerëz sot, vetia më dalluese e njeriut është ngjyra. Për disa të tjerë gjendja e tij ekonomike, shoqërore e politike, gjuha që flet e kombi të cilit i përket, apo pozita shoqërore, etj.
Por asnjëra prej tyre, sipas Islamit nuk përbën vetinë më të rëndësishme të njeriut. Rëndësia qëndron në atë, nëse ai e ruan natyrën e tij të dëlirë, duke jetuar në përputhje me vetitë e natyrshme morale, nëse pranon ekzistencën e Krijuesit dhe ndjek e zbaton mësimet e Tij. Vetia më e rëndësishme e njeriut është: beson në ekzistencën e Zotit apo jo. Njeriu i ditur dhe i vetëdijshëm pranon se varet në fuqinë e të madhit Zot.
Në fund, le të rikujtojmë disa nga fjalët e Profetit Muhamed në “Hutben e Lamtumirës”:
“O njerëz! Zoti juaj është një. Edhe babai juaj është një. Të gjithë jeni bijtë e Ademit, kurse ai është krijuar prej dheu…”
“Askush nuk qëndron më lart se tjetri, me përjashtim të atij që qëndron më lart në bindjen e Allahut,,,”