Çfarë e shkatërron një popull?

Kur u hedhim një sy qytetërimeve të kaluara, shohim se she­mbja pothuajse e të gjithave ka lidhje me një brejtës moral. Di­sa herë mund të mos ndjehet asgjë ndërsa vlerat e shoqërisë gërryhen heshtazi nga poshtë me anë të imo­ralitetit. Dhe, kur të ndjehet, punën e ka marrë lumi, ashtu siç nuk e kuptojmë se jemi sëmurur nga kanceri gjersa të ketë lëshuar metastaza gjer në pikat tona më të ndjeshme. Në çastin kur ta kemi kuptuar kë­­­të, ka filluar edhe udhë­timi ynë për përtej…

Ç’të jetë kanceri në trupin e individit, është edhe imo­raliteti në jetën e popujve. Po qe se drejtuesit e shtetit, pa­staj kryetarët e familjeve, edukatorët dhe shoqëria janë in­diferentë ndaj një shthurjeje morale të tillë, kombi shem­bet me zhurmë e potere pa e marrë vesh kush këtë gjë e pa i rënë kujt në sy gërmadhat. Kush e di, mbase disa, ashtu si qeniet që e bëjnë strehimin nën gërmadha, e sho­hin këtë si diçka të natyrshme duke menduar se ja, kësaj i thonë jetë!

Po, kur zbritet te shkaqet në themelin e shembjeve gjatë gji­thë historisë, në përgjithësi shihen këto gjëra: bohemizimi i të rinjve dhe, në këta shpirtra të shkujdesur, dëshira për për­jetimin e ndjenjave shtazore, shtënia pas ndjenjave epshore, vënia nga populli e kësaj bote si synim dhe harrimi i jetës tjetër, largimi nga Allahu dhe kthimi i shpinës Kur’anit, fshirja nga zemrat e ndjenjave të frikës dhe impresionimit për ta re­zultuar çdo gjë në atë çka është lëndësore.

Kur’ani urdhëron: “Kërkoje vendin e përjetësisë me atë që të ka dhënë Allahu (duke e shpenzuar në udhën e Tij), por mos e harro as pjesën që të takon nga kjo botë!”[1] (Kur’ani, Kasas, 28/77). Po, duhet përgatitur për jetën e pasme duke i vlerësuar shëndetin, vitalitetin, pasurinë dhe mendjen të favorizuara nga Allahu, por duke mos e ha­rruar edhe pjesën nga kjo botë! Ky është kriteri i Kur’anit. Po qe se ekuilibri botë-përjetësi do të rre­gu­llohej sipas kë­tij parimi, ndoshta nuk do të shkatërroheshim dhe merre­shim nëpër këmbë gjer në këtë masë. Ja, pra, për kë­të ar­sye, në ditët tona kur elementët materialë që tërheqin nga vetja, e pengojnë individin ta kujtojë Allahun, është e do­mos­doshme që, duke e zhvilluar çështjen e edukimit në familje, pa­ra së gjithash të përcaktohen specifikat që do të çonin në marrë­ve­shje mbi parimet moralo-etike.

Çdo komb ka pasur ngjitjen dhe rënien e tij. Kombi është lartësuar me anë të parimeve lartësuese dhe është përmbysur me anë të faktorëve rrënues. Sepse ligjet e na­tyrës veprojnë brenda një detyrimi të kushtëzuar. Edhe natyrën si një pjesë të gjithësisë, Allahu (xh.xh.) e ka kri­juar formalisht të varur nga kë­to ligje të detyruara. Pra­ndaj, ligjet në natyrë dhe në argu­mentet e krijimit duhen respektuar. Po qe se duke pasur siguri në mirëkuptimin e tyre, krijoni të meta në një sërë detyrash tu­aja, elimi­no­he­ni prej tyre dhe asgjësoheni. Tek ata nuk ka falje. Allahu ju fal, por ligjet në argumentet e krijimit, e thënë ndry­she, në ligjshmërinë e krijimit, nuk të falin kurrë. Po qe se me­toda përcaktohet drejt sipas këtyre ligjeve, Allahu ju ngjit në shtresën më të lartë qiellore, por po qe se shkaqet re­spektohen me të meta (kur nuk bëhet fjalë për një trajtim të veçantë), ju rrëzon në shtresën më të ulët të qenieve.

 

Postime të ngashme