Ç’është jeta?
Ja si i janë përgjigjur disa shkencëtarë të dëgjuar pyetjes: ç’është jeta?
Sipas Pier Lepënit: “Fshehtësia mbetet e plotë. Padituria jonë bën që çdo shpjegim yni për jetën, të jetë më pak i qartë se njohuria jonë istiktive për të.”
Ndërsa biologu i madh Zhan Rostand, u përgjigj: “Në momentin e tanishëm ne nuk dimë ç’është jeta, aq sa mund të themi se njohim njëmendësisht vetëm gjërat që mund t’i prodhojmë. Ne madje nuk jemi në gjendje të japim përkufizimin e plotë e të saktë të dukurisë së jetës.”
Biologu zvicerian E. Guyenot mbështet mendimin për dallimin thelbësor ndërmjet jetës dhe dukurive fiziko-kimike, ndaj arsyeton: “Fizikantët duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se ne biologët, që kemi dhënë aq shumë, ndeshëm një gjë që s’mund të zgjidhet dhe kjo është jeta. Jeta ka zbuluar formën e organizuar. Nuk e ka zbuluar një herë, veçse miliona herë, gjatë miliarda vitesh. Këtu qëndron një aftësi konstruktive, që i ikën çdo shpjegimi fiziko-kimik.
“Dhe për ju nënshtroi çdo gjë që ka në qiej dhe në Tokë. Vërtet për njerëzit që mendojnë thellë, në këto ekzistojnë argumente.” (Xhathije, 13)
“Sa e sa argumente ka në qiej e në Tokë, të cilat i shohin, por ata nuk i kushtojnë atyre rëndësi.” (Jusuf, 105)