Ç’do të thotë të mbështetesh te Zoti?

Të mbështetesh te Zoti do të thotë të pranosh se Zoti është garanti yt, të thuash: “O Zot, unë e kam lënë në dorën Tënde, që Ti të zgjedhësh atë që është më e mirë për mua.”

Nëse në një marrëveshje tregtare kërkon një palë të tretë të jetë garant, a do të dyshoje në sinqeritetin dhe qëllimin e tij? E si arrin vallë të dyshosh për Zotin? Nëse të janë grumbulluar problemet e gjithë botës, ngriji duart lart dhe thuaji: “O Zot, unë ta kam lënë Ty në dorë të m’i zgjidhësh këto probleme!” Mbështetu te Zoti, forcoji lidhjet e tua me Të dhe të jesh i sigurt se kurrë s’do të humbasësh.

Një ditë, Profeti (s.a.s) dhe shokët e tij ishin shtrirë për të pushuar nën hijen e pemëve. Ai e kishte varur shpatën nën hijen e pemës. Teksa po flinte, vjen një jobesimtar, merr shpatën e tij dhe e zgjon duke i thënë: “Kush të mbron prej meje, o Muhamed?” Profeti (a.s) i tha: “Zoti do të më mbrojë prej teje.” Në çast, jo besimtarit i ra shpata nga dora. Profeti (a.s) e mori shpatën dhe i tha: “Po ty kush të mbron prej meje tani?” Jobesimtari i tha: “O Muhamed, të lutem mos u hakmerr më shumë se ç’duhet ndaj meje dhe më fal.” Profeti (s.a.s) e fali atë njeri dhe e la të shkonte.

Postime të ngashme