Bota është shpenzim, jeta e pasme, fitim

Përpjekja dhe vështirësitë janë këtu, kurse vjelja e të mirave, atje. Meqë në jetën e pasme nuk ka shërbim dhe veprim, të gjitha shqetësimet do të kalohen këtu, do të jepet provim me durim tridimensional, kurse siguria dhe lumturia do të arrihen atje, sepse bota funksionon në të kundërt të jetës së pasme, kurse jeta e pasme funksionon në të kundërt të kësaj bote. Shpirti zhvillohet në të kundërt të kurmit, kurse kurmi zhvillohet në të kundërt të shpirtit. Ata që përpiqen të jetojnë në këtë botë sipas pasioneve të tyre, në botën tjetër do të përballen me një jetë që s’ka për t’u pëlqyer aspak. Shqetësimet e hequra dhe privimet e pranuara këtu, do të përbëjnë shkaqe për dhënien e shumëfishuar të shpërblimeve që do të fitohen atje. Në një hadith kudsi, kjo specifikë trajtohet kështu: “Nuk i jap ba­shkë dy siguri dhe dy frikëra!” Allahu nuk e miraton që jeta e pasme e robve të Tij të dashur të konsumohet këtu dhe u favo­rizon atyre një mënyrë jetese që të mos përballen me një përfu­ndim të tillë, madje ua bën të detyrueshme dhe ky detyrim ësh­të një detyrim favorizues.

Postime të ngashme