Flokët e bekuar të Profetit a.s

Profetit tonë të zgjedhur paqja qoftë mbi të!, nuk i pëlqente zbukurimi dhe dalja mes njerëzve i zbukuruar. Madje dhe kur krihte flokët e bekuar, këshillonte që të zgjidhej vendi.

Zotëria i gjithësisë ka qenë gjithnjë në kundërshtim me mushrikët dhe i ka urdhëruar myslimanët që të mos u ngjasojnë atyre për nga pamja e jashtme, flokët apo mjekra. Në transmetimet në lidhje me flokët e profetit, gjatësisë apo formës së tyre, shihet mirë shembulli i fërkimit me mushrikët. “Silluni në mënyrën e kundërt me mushrikët. Shkurtojini mustaqet dhe zgjatini mjekrat.”53 Ibn Abasi transmeton një hadith në lidhje me këtë temë: “Më përpara Profeti i linte flokët mbi ballë. Kurse mushrikët i lëshonin duke i ndarë djathtas dhe majtas. Pavarësisht se nuk ishte urdhëruar për këtë, atij i pëlqente të vepronte si të krishterët dhe hebrenjtë (ehli kitab). Ndërsa më vonë ka pasur raste kur flokët i ka krehur dhe ndarë në mes.”

Ndryshimet ndërmjet haditheve për këtë temë tregojnë se Profeti i ka krehur dhe prerë flokët në forma të ndryshme sipas kohës dhe nevojave që ka pasur.

Në një hadith të Hz. Enesit (r.a.) thuhet: “Flokët e bekuara të Profetit tonë, rrezatim i bukurisë, zgjateshin deri tek bulat e veshit.”

Ndërsa një transmetim i Hz. Aishes (r.a.) është: “Unë dhe i Dërguari i Zotit merrnim gusul nga një enë. Flokët e tij të bekuar, pavarësisht se nuk vinin deri në supe, i shtriheshin deri tek bulat e veshëve. I zgjateshin deri tek gusha.”

Ndërsa motra e Hz. Aliut, Umu Hani, transmeton se kur Profeti erdhi në Mekë, në flokët e tij kishte katër rrica.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: