Bëhu edhe ti si bleta!

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë në një hadith: “Betohem tek Ai në dorën e të cilit është shpirti im! Me të vërtetë që shembulli i besimtarit është sikurse ai i bletës. Ajo ha atë që është e pastër dhe jep atë që është e pastër. Në kohën që ulet te lulja, ajo nuk e thyen dhe nuk e shkatërron atë.”

Profeti (a.s) e krahason besimtarin me bletën dhe e fton atë që të marrë shembull prej saj. Çfarë ka të veçantë ky insekt dhe çfarë mund t’i mësojë njeriut rreth besimit të tij?

Bleta konsumon vetëm atë që është e pastër. Ajo merr prej luleve nektarin ose thënë ndryshe, lëngun më të mirë që gjendet te ajo lule. Ajo shkon vetëm te lulet e pastra dhe të freskëta.

E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me besimtarin dhe furnizimin e tij. Ai duhet të kërkojë një punë të pastër dhe të dobishme, në mënyrë që edhe furnizimi i tij të jetë po i tillë.

Bleta jep atë që është e pastër, mjaltin, i cili përmendet në Kuran si shërim për njerëzit. Nëse edhe besimtari ushqehet mirë në aspektin fizik e shpirtëror, qëllimet, fjalët dhe veprat e tij do të jenë të pastra.

Bleta nuk e thyen dhe nuk e shkatërron lulen, përkundrazi ajo më shumë i jep lules sesa i merr asaj. Falë bletëve bëhet pjesa më e madhe e pjalmimit në botë. Ushqimi që bleta merr prej lules nuk i sjell asnjë dëm kësaj të fundit. E njëjtë duhet të jetë edhe prezenca e besimtarit në çdo sferë të jetës. Ai s’duhet të sjellë asnjë lloj dëmi dhe shkatërrimi. Përpjekja e tij e vetme duhet të jetë në drejtim të sjelljes së dobisë dhe të të mirave në shoqëri.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: