Besimi në ringjallje

Besimi në ringjallje i ka sjellë njeriut lumturi në çdo periudhë të jetës. Sepse fëmijët, të rinjtë, e të moshuarit, mund të lumturohen vetëm me besimin në ringjallje. Gjithashtu, arritja në jetën sociale mundësohet me besimin në ringjallje. Le ta shqyrtojmë këtë çështje me anë të shembujve:

Fëmijët: Ngaqë s’mund të harrojnë të afërmit dhe të mëdhenjtë e vdekur, duke mos e larguar nga mendja të vërtetën e vdekjes që u vjen si një fiksim, mund të gjejnë qetësim dhe lehtësim në zemra, vetëm nëse besojnë në ringjalljen pas vdekjes. (për shembull një fëmijë që i ka vdekur babai mund të ngushëllohet duke thënë: Babai im vdiq, por shkoi në parajsë. Ai tashmë është më i lumtur atje ku ka shkuar. Edhe ne, pas njëfarë kohe do të shkojmë pranë tij dhe s’do të ndahemi më, duke gjetur ngushëllim për veten).

Të moshuarit: Të moshuarit që kanë arritur në fund të udhës së jetës së tyre mund të marrin gëzim nga jeta vetëm nëse besojnë se dënimi i vdekjes s’është i përjetshëm dhe se është një kalim nga jeta e përkohshme në atë të përjetshme,.

Të rinjtë: Përfaqësuesit e veprimit dhe dinamizmit janë të rinjtë. Ata mund të shndërrojnë jetën në parajsë ose në ferr. Parandalimi i kalimit të cakut dhe i mospërmbajtjeve, mundësohet vetëm me besim në ringjallje.

Të sëmurët: I sëmuri, nëse e sheh sëmundjen si një mjet për të shkuar në botën e përtejshme, ka besimin dhe thotë: “Po, unë jam i sëmurë, por Zoti im këto vuajtje që po përjetoj, s’do t’i lërë pa shpërblim; patjetër që do ta japë atë në botën tjetër.”

Ata që kanë pësuar një fatkeqësi: Nëse beson, që gjithë fatkeqësitë që ka jetuar (përmbytje, zjarr, luftë, aksident), do t’i kthehen në botën tjetër si një mirësi, mund të ngushëllohet.

Popujt dhe shtetet: Vetëm me besimin në ringjallje marrin jetë popujt dhe shtetet (s’ka ryshfet dhe mashtrim).

Drejtësia: Drejtësia zë vendin e saj vetëm me besim në ringjallje. Fajtori, duke treguar fakte favorizuese, mund të duket jo fajtor. Vetëm nëse besohet se do të jetë një vend ku do të bëhet dallimi mes të drejtit dhe të padrejtit, mund të realizohet drejtësia. Profetit tonë i vijnë një herë dy sahabe që kishin kontradikta. Profeti ynë i thotë: “Atë që më ofron fakte bindëse do ta nxjerr të drejtë. Por mos harroni që më vonë do t’i jepni llogari Zotit.” Pas këtyre fjalëve dy sahabët duke qarë ia bëjnë hakun hallall njëri-tjetrit… Ja drejtësia e vërtetë!

Thashethemi: Njeriu që beson në ringjalljen pas vdekjes nuk bën thashetheme për vëllanë e tij mysliman. Për këtë arsye qëndron larg thashethemeve që kundërvënë individët me njëri-tjetrin dhe paralizojnë jetën shoqërore. Sikurse u theksua edhe më lart, besimi në ringjallje, siguron edhe lumturinë edhe qetësinë e individit me atë të shoqërisë.

Postime të ngashme