Besimi dhe shërimi

A ndihmon feja, besimi dhe namazi te shërimi? Kjo është një pyetje që i ka preokupuar shkencëtarët për shekuj me radhë. Kohët e fundit janë bërë mijëra punime, të cilat i japin përgjigje pyetjes së kaluar, duke thënë se po.

Janë bërë shumë studime që kanë trajtuar ndikimin e fesë dhe besimit në shëndetin psikologjik dhe fizik të njeriut, që prej vitit 1872 deri në vitin 2010. Në këto studime feja është cilësuar si përmbledhëse e besimit, sjelljeve dhe ritualeve që njeriu bën për Krijuesin. Fillimisht, po fillojmë me studimet që tregojnë për lidhjet pozitive. Ato shprehin se forcimi i besimit çon në rritje të shëndetit fizik dhe atij psikologjik.

256 studime tregojnë për një lidhje pozitive me lumturinë, në kuptimin që sa më shumë shtohet besimi dhe devotshmëria, aq më shumë shtohet edhe lumturia. Janë bërë 229 studime në lidhje me shpresën, 42 për kuptimin  e jetës, 45 për respektin dhe vlerësimin ndaj vetes, 13 për aftësinë e vetë-kontrollit, 68 për stabilitetin familjar dhe 15 për shtimin e imunitetit fizik. Përsa i përket lidhjeve të kundërta, shtimi i fetarisë dhe besimit kufizon disa gjëra të tjera. Studimet tregojnë se forcimi i besimit ul mundësinë e prekjes nga depresioni, mundësinë e vetëvrasjeve, të ankthit dhe varësinë ndaj alkoolit, konsumit të duhanit dhe atë të drogërave.

Prej shumë kohësh neurologët janë përpjekur të studiojnë efektet psikologjike, që ndodhin në tru në kohën kur njeriu e adhuron Zotin. Si shkak i këtyre studimeve doli edhe një shkencë e re e quajtur “psikologjia nervore në fe dhe spiritualitet”. Kështu studiuesit arrijnë të shohin ndryshimet e ndodhura në tru gjatë adhurimit. Ata u përqendruan në disa zona që fillojnë të shndrisin në tru, të cilat fillojnë të bëhen aktive dhe disa zona që shuhen dhe bëhen jo-aktive. Këto ndodhin kur njeriu përjeton disa momente të zgjimit shpirtëror dhe ndjeshmërisë së ekzistencës të Krijuesit.

Studimet treguan se lobi frontal, që gjendet në pjesën e ballit dhe është përgjegjës për pjesën e përqendrimit, fillon të ndriçojë ashtu sikurse edhe pritej. Shkencëtarët zbuluan se zona e cila ndriçohej, është përgjegjëse për emocionet, kuptimin dhe kujtesën. Diçka tjetër e papritur ishte ndryshimi i disa zonave të tjera të trurit, në një gjendje nga aktive në një qetësi të plotë. Për shembull zona e quajtur si lobi parietal, duket i shuar totalisht. Kjo zonë është përgjegjëse për ndjeshmërinë e dimensioneve trupure, ku fillon, ku mbaron dhe lidhja e tij me ata që e rrethojnë. Si shkak i kësaj, njeriu në këto momente përjeton se kufijtë dhe pengesat që e rrethojnë ngrihen dhe shpirti i tij bëhet tërësisht i lirë.

Besimi i jep njeriut kuptim për jetën dhe arsye për qëllimin e krijimit të tij. Besimi ndihmon në përballimin e vështirësive dhe mbjell te njeriu optimizmin për jetën, me prezencën e një Krijuesi që i do robërit e Tij. Kështu qëllimet e jetës, pavarësisht vështirësive të tyre bëhen të lehta për t’u kaluar, me anë të durimit, besimit, shpresës dhe besimit se ekziston një Zot i Ditur, që dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve. E gjitha kjo çon në uljen e tensionit dhe shkallës së stresit dhe gjithashtu çlirohen disa hormone me ndikim pozitiv psikologjik.

Në komunitetin tonë ekziston një grup që nuk i beson asgjëje, përveç ilaçit. Ky grup e mohon ndikimin e shpirtërores, fesë dhe aktiviteteve fetare te shërimi i sëmundjes. Është edhe një grup tjetër që nuk beson te mjekësia dhe mbështetet vetëm te fuqia e fesë dhe besimit, duke menduar se kjo është prej mbështetjes tek Allahu. Të dyja këto qëndrime janë të gabuara. Grupi i saktë është ai që kapet pas shkaqeve prej marrjes së ilaçeve dhe e përforcon efektin e tyre me namaz, lutje dhe përmendje të Allahut. E gjitha kjo është konfirmim i fjalës së Allahut: “Pa dyshim me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.” Gjithashtu, Profeti (a.s) ka thënë: “Pa dyshim në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndetshme i gjithë trupi është i shëndetshëm dhe nëse ajo sëmuret, i gjithë trupi është i sëmurë. Ajo është zemra.”

Ajo që synohet me zemrën këtu, nuk është ajo që rreh dhe pompon gjakun, por zemra e diçkaje është thelbi i saj. Kur thelbi (esenca) e njeriut është i shëndoshë, atëherë i gjithë trupi është i shëndetshëm.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: