Aktiviteti fizik ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore

Aktiviteti fizik nuk ndikon vetëm në mirëqënien tuaj fizike, por edhe në atë shpirtërore,psikologjike. Një nga mënyrat për të zbuluar  nëse jeni të stresuar është edhe mënyra e të ecurit.

Në bazë të studimeve rezulton se personat e depresionuar lëvizin ndryshe nga njerëzit e lumtur, sipas bashkautorit të studimit Nikolaus Troje, anëtar në Institutin kanadez për kërkime të avancuara.“Nuk përbën surprizë fakti që gjendja shpirtërore, mënyra se si ndihemi, mund të reflektojë gjendjen shpirtërore, por ne duam të zbulojmë të kundërtën nëse mënyra e të ecurës ndikon në mënyrën se si ndihemi,” thotë ai.

Për këtë studim, pjesëmarrësve iu treguan një listë me fjalë pozitive dhe negative. Më pas iu kërkua të ecnin qoftë në një stil të depresionuar me shpatulla të mbledhura dhe me lëvizje imituese të krahëve, ose të ecnin si lumtur.

Pasi mbaruan së ecuri, pjesëmarrësve iu kërkua të kujtonin fjalët që iu ishin treguar përpara se të ecnin. Ata që ecnin në një mënyrë të depresionuar, kujtuan më shumë fjalë negative se ata që ecnin në mënyrë të lumtur.

Nikolaus Troje tha se ky studim rrit të kuptuarit se si gjendja shpirtërore mund të ndikojë në kujtesë. Njerëzit e depresionuar janë më të pritur që të kujtojnë fjalët negative, që do t’i bëjnë ata të ndihen akoma edhe më keq.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: