Ai u rrit jetim

Ai u rrit si jetim. Përpara ishte një ngarkesë e rëndë që do të merrej përsipër, një detyrë e madhe. Dhe duhej që ai të përgatitej që tani. Ai duhej që të përgatitej me një konstrukt që t’i përgjigjej shkallës më të lartë të nënshtrimit ndaj Zotit, që të mund t’u vinte gjoksin të gjitha vështirësive. Allahu e mbrojti atë nga karpriçioziteti i të pasurit si dhe nga përulësia e të varfrit. Dhe në çdo hap të jetës siguroi përgatitjen e tij si njeri të aftë për të ruajtur maturinë dhe orientimin larg nga ekstremiteti i djathtë apo i majtë.

Për një lider është shumë e rëndësishme që të kalojë nëpër ditë të tilla plot shqetësim. Ai duhet ta dijë mirë se ç’do të thotë bonjakëri në mënyrë që të mundet të sillet si një baba i dhembshur ndaj popullit të tij. Duhet ta ketë shijuar varfërinë që, duke e njohur gjendjen e atyre që ka nën administrim, të ndërhyjë ashtu siç duhet. Ja, pra, karakteri specifik i të Dërguarit të Allahut – zgjatja e dorës jetimit dhe të varfrit dhe kujdesi për ta – që ndodhej në gjendjen e një fare brenda moralit të lartë të tij, ushqehej me ujin e kësaj jete që jetonte, me dheun dhe ajrin e saj. Edhe pastaj, atëherë kur ai u ngjit majave, duke mos ndryshuar asgjë nga gjendja e tij e kohëve të para, duke jetuar rrafsh e thjeshtë pa ndryshuar mënyrën e të jetuarit gjatë gjithë jetës, tregoi se mbetej një personalitet i pangjashëm. Sa qe gjallë, kurrë nuk e përbuzi jetimin dhe nuk e ktheu duarbosh nevojtarin. Sepse këtë ia pati porositur dhe udhëzuar personalisht Providenca Hyjnore: “A nuk të gjeti Ai ty jetim e të bëri vend? Dhe të gjeti të paorientuar e të orientoi? Dhe të gjeti të varfër e të begatoi? Pra mos e përbuz jetimin! Dhe mos e përzë nevojtarin! Dhe me të mirat që të dha Zoti yt udhëzo!” (Duha: 6-11)

Sa herë që ta këndoj këtë kapitull, megjithëse im atë më ka vdekur vite më parë, përsëri ia ofroj atë si një ndërmjetës të Dërguarit të Allahut dhe i lutem atij shpirti të lartë që të mos më përzerë nga dera e tij: “Ja një jetim në derën tënde! Mos e përzë nga dera tënde këtë jetim!”

Postime të ngashme