Agjërimi ia mëson njeriut të përballojë shqetësimet
Gjendja e njeriut që bën një jetë të qetë mes gjithë të mirave, mund të mos vazhdojë e tillë gjithmonë. Mund të ndodhë që në një kohë krejt befasuese, nga një drejtim krejt i papritur, t’i bjerë mbi krye varfëria.
Përballë një gjendjeje të tillë të papritur, duhet qenë i qëndrueshëm, duhet qenë qysh më parë i përgatitur për të mos u lëkundur, duhet përgatitur qysh më parë trupi për kohë të tilla. Ndërsa është i pasur, njeriu mund të falimentojë dhe të varfërohet, gjatë një fatkeqësie, mund ta humbë çdo gjë, gjatë një lufte, mund të përballet me shqetësime të ndryshme.
Ja pra, për të mos rënë në gjendje të vështirë përballë shqetësimeve të tilla të ngjashme, për të mos rënë në pesimizëm, agjërimi pothuaj kryen një edukim qëndrese, e bën njeriun të durojë fizikisht mungesën e plotësimit të nevojave të detyrueshme si ushqimi, e përgatit për të përballuar një sërë shqetësimesh që mund t’i bien në kokë papritmas, e aftëson njeriun për të përballuar më lehtë mundimet dhe vuajtjet.
Në të njëjtën kohë, agjërimi formon njerëz të përkryer dhe idealë që nuk përkulen para shqetësimeve dhe vuajtjeve, që e zotërojnë veten, që përballë premtimeve që mund t’i bëhen, kurrë nuk heq dorë nga parimet që i njeh për të drejta e të vërteta.