Aftësia e përqendrimit të vëmendjes

Shumicës prej nesh i mungon aftësia për përqendrim dhe puna ndërpritet nga shqetësimet dhe dëshirat kalimtare. Një psikolog, Uilliam Molton, thotë: “Aftësia për përqendrimin e mendimeve është zakon i çdo njeriu të shquar, në çfarëdo fushe të jetës. Në çdo çast njeriu i suksesshëm i përqendron të gjitha mendimet e tij në punën që do të kryejë. Kjo aftësi fitohet duke u ushtruar”.

Dhe praktika kërkon durim, pasi kalimi nga shpërqendrimi në përqendrim të vëmendjes, është fryt i përpjekjeve këmbëngulëse. Kështu, nëse nuk mund ta kthesh vëmendjen tënde herë pas here, 50 dhe 100 herë te çështja që ke vendosur të trajtosh, atëherë mendimet e tua do të përqendrohen aty ku ti dëshiron. E në fund do ta ndiesh veten të aftë për të qenë i vëmendshëm.

Çdo njeri ka një kapacitet të jashtëzakonshëm për të arritur shumë gjëra në jetë dhe për të fituar shumë shprehi të mira. Një jetë e suksesshme nuk është gjë tjetër veçse ajo e ndërtuar mbi shprehi të mira, të cilat njeriu i ka arritur pas përpjekjeve të shumta. Aftësia për t’u përqendruar do na japë shumë mundësi të mira për t’i shtuar njohuritë tona dhe për t’u bërë më dobiprurës në angazhimet që kemi.

Postime të ngashme