Çfarë të bëjmë kur dyshojmë në sinqeritetin tonë?

Në veprën e Imam Kushejriut tragohet për historinë e një të riu, që merrte pjesë në një mësim, ku zakonisht diskutoheshin çështje rreth cilësive shpirtërore. Një ditë, shejhu ishte duke folur rreth sinqeritetit, gjendjes së personit të sinqertë dhe vështirësitë e arritjes së kësaj cilësie.

Djaloshit iu dukën shumë të vështira ato cilësi, shumë të rënda për t’u praktikuar dhe nga kjo frikë mendoi që më mirë të mos merrte më pjesë në të tilla mësime.

Shejhu e vuri re mungesën e tij dhe filloi të interesohej për atë që kishte ndodhur. E takoi djaloshin dhe e pyeti për shkakun e mungesës së tij në mësime. Ai i tha: “Dëgjova fjalët tuaja dhe u frikësova shumë për veten time.”

Shejhu i tha me qetësi: “Biri im, kjo nuk është zgjidhje. Ne të drejtuam te sinqeriteti në veprime, jo te braktisja e veprimeve.”

Njeriu duhet të veprojë edhe pse atij mund t’i kalojnë nëpër mend mendime si; ‘Unë po e bëj këtë vepër të mirë, por sërish më intereson mendimi i të tjerëve për veten.’

Njeriu duhet t’i kushtojë rëndësi mendimeve të tilla, vetëm për të ndryshuar qëllimin dhe jo për të braktisur veprat e mira.

Më herët kanë thënë: “E kërkuam diturinë për gjëra të tjera veç Allahut, ajo refuzoi dhe dëshiroi të ishte vetëm për Allahun.”

Çdo vepër e njeriut mund të jetë e tillë. Vetëm se në namaz na vijnë mendime të ndryshme, nuk do të thotë që ta braktisim namazin. Përqëndrimi në çdo vepër kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: