A mos të jem një rob që falënderon shumë?

A mos të jem një rob që falënderon shumë?

Nga pasardhësit e Profetit (a.s.) Hz. Ata thotë: “Një ditë shkuam me Abid ibn Umejrin tek Hz. Aishe (r.a). Megjithëse mes nesh kishte perde, arritëm të bisedonim. Pas pak, Abid ibn Umejri tha:

“O Aishe! A na tregon ndonjë gjë të habitshme nga sjelljet e Profetit.”

Hz. Aishe (r.a) qau dhe tha:

“E cila nga sjelljet e atij Profeti të madh nuk është e mrekullueshme dhe e habitshme”, dhe vazhdoi: “Një ditë, Profeti i nderuar paqja qoftë mbi të erdhi në dhomën time dhe ramë të flemë. Pasi kaloi njëfarë kohe, më tha: “O Aishe, a do që të rri pranë teje apo do të më japësh leje t’i lutem Zotit tim?” Nëna dhe babai im t’u bëfshin kurban o i Dërguari i Zotit, bëj si të dëshirosh”. Pas kësaj, Profeti paqja qoftë mbi të mori abdest shpejt nga pagurja me ujë që ish varur në mur dhe nisi të falej. Qante dhe nga sytë e tij të nderuar rridhnin lot si perla. Mjekra iu lag mjaft. Pastaj shkoi në ruku. Prapë qante. Pastaj shkoi në sexhde. Dhe qëndroi për një kohë aq të gjatë saqë u tremba se mos e kish dorëzuar shpirtin. Iu afrova pak. Po merrte frymë. Në këtë mënyrë fali dy rekate. Pas namazit ngeli duke medituar dhe duke u lutur mbi sexhaden e tij, derisa Bilali (r.a) thërriti ezanin e sabahut. Pas ezanit mori leje dhe erdhi pranë Profetit të nderuar paqja qoftë mbi të. Pa që lotët e tij kishin lagur vendin. I tha: “O i Dërguari i Allahut! Zoti i Madhëruar të fali të shkuarën dhe të ardhmen. Edhe ti qan?”

Zotëria i gjithësisë iu gjegj: “A të mos jem një rob që falenderoj shumë Zotin tim?” dhe i foli për ajetet që i kishin zbritur atë natë. Megjithëse ishte personi që kishte cilësinë e të qenit i dashuri i Allahut (xh.sh.), Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të nuk mbetej prapa në të qenit rob, falte namaz derisa i fryheshin këmbët dhe ashtu si në çdo aspekt tjerër, edhe në këtë rast, i bëhej shembull umetit të tij.

Në fakt nderi dhe vlera e njeriut qëndron te adhurimi dhe të qenit rob, domethënë, sa më tepër i jep rëndësi adhurimit, aq më i nderuar dhe i vlefshëm është ai. Sepse ai person që e bën këtë, ka bërë një veprim të përshtatshëm me qëllimin e krijimit.

 

Postime të ngashme