Nëse nuk hani mëngjes, rrezikoni infarktin

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një prirje kjo aspak e shëndetshme.

Të paktën, sipas një studimi, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht kanë 27% më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre.

Ishte një ekip kërkuesish nga Harvardi ata që dokumentuan se mosngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u  goditur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht te meshkujt.

Gjithashtu njerëzit që e nisin ditën me stomakun bosh, kanë 75% mundësi të jenë mbi peshë.

Postime të ngashme