Kam bërë shumë mëkate, çfarë më këshilloni të bëj?
Sqarim: Kam bërë shumë mëkate, jam përlyer në lloj-lloj papastërtish. Betime të gënjeshtërta, pije alkoolike, kumar etj. Tani jam shumë i penduar. Çfarë duhet të bëj, çfarë më këshilloni për të m’u pranuar pendesa? A duhet të lyp ndërmjetësimin e dikujt?
Së pari, mëkatet tuaja mos i përflitni me të tjerët. Mbulojini ato ashtu sikurse Allahu ua ka fshehur prej gjithkujt deri tani.
Së dyti, që të pendoheni nuk keni nevojë për lejen apo lutjen e tjetërkujt… Hapjani zemrën Allahut dhe bëni një kthesë sa më të sinqertë.
Së treti; largohuni nga gjynahet, nga mjediset e mëkatshme dhe nga shokët që ju shtyjnë për tek to.
Së katërti, kryejini me kujdes adhurimet tuaja, sepse ato i fshijnë gjynahet njëlloj si pendesa.
Së pesti, mbusheni kohën tuaj me punë të mira dhe të dobishme. Të gjitha veprat dhe shërbimet e bukura janë dëmshpërblim kundrejt mëkateve.
Së gjashti, mos e prisni shpresën nga Allahu. Ai është falës i të gjitha gjynaheve. Kam bërë shumë mëkate
Urtesi.al është e përkushtuar për të botuar artikuj informues dhe frymëzues, me një fokus të veçantë në paraqitjen e tregimeve dhe historive pozitive për publikun. Urtësi.al përmban informacione dhe materiale të sakta fetare, sociale dhe kultutore. Përmban artikuj për Historinë Islame, Ilmihal, jeta e profetëve, jeta e profetit Muhamed, interpretim të Kuranit, etj.
Përmban gjithashtu artikuj për shëndetin dhe familjen si dhe temat më të rëndësishme të aktualitetit. Gjithashtu Urtësi.al përmban edhe qasje e opinione të autorëve të ndryshëm, që përfaqësojnë mendimin personal të tyre. Ҫdo postim tjetër është autentik dhe i verifikuar nga profesionistë të fushave përkatëse.