Si quhet fruti i ndaluar prej të cilit hëngri Ademi (a.s) në Xhenet?
Në suren Bekare në ajetin 35 thuhet: “Ne thamë: ‘O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë.”quhet fruti i ndaluar
Kuptimi i fjalëve ‘mos iu afroni kësaj peme’ është ‘mos hani nga frutat e saj’. Disa komentues të Kur’anit kanë dhënë mendime të ndryshme se cfarë mund të jetë ky frut. Rrushi, gruri ose fiku janë disa nga mendimet që janë thënë për frutin. Disa komentues të tjerë kanë thënë se ky ajet mund të kuptohet edhe si: “Mos iu afroni ndjenjave negavite që janë vendosur në natyrën tuaj”. Kjo qasje është më e përshtatshme edhe për ne. Kështu nxjerrim një mësim nga ky urdhër i Allahut per veten tonë. quhet fruti i ndaluar
Po, disa ndjenja negative janë vendosur brenda qënies njerëzore. Në mënyrë që njeriu të përdorë vullnetin e tij për t’i edukuar këto ndjenja dhe kësisoj t’i bëjë ato burim sevapesh. Nëse nuk edukohen këto ndjenja me parimet e Islamit dhe ndjenjën e besimit, ashtu siç e nxjerrin njeriun nga Xheneti, ashtu edhe, Zoti na ruajtë, mund ta shtyjnë atë edhe në humbje të përjetshme. Kur ndjenjat negative merren nën kontroll, ato bëhen burim sevapesh e shpërblimesh ashtu si ndjenjat e mira, dhe e ngrejnë njeriun në gradët më të larta.quhet fruti i ndaluar