Allahu i teston robërit e tij të dashur
Sprovat dhe vështirësitë mund të jenë tregues të dashurisë së Zotit. Profeti, paqja qoftë mbi të, përmendi: “Nëse Zoti e do një popull, ai i sprovon ata.” Njerëzit testohen gjithashtu në masën e besimit të tyre. Profeti, paqja qoftë mbi të, u pyet: “Cilët njerëz testohen më rëndë?” Ai u përgjigj, “Profetët, paqja mbi ta dhe pastaj ata që janë pranë tyre. Një njeri testohet sipas besimit të tij.”
Kështu, sprovat dhe mundimet janë një shenjë besimi dhe një tregues se dikush ka një qëndrim të mirë me Zotin . Për më tepër, duhet të kuptojmë se Zoti nuk i vë askujt një barrë më të madhe se sa mund të bartë. Prandaj, nëse testoheni nga Zoti, mbajeni atë provë me durim dhe dinjitet. Nëse jeni në gjendje ta bëni këtë, do të dëshmoni dhurata të jashtëzakonshme shpirtërore dhe përfitime të paimagjinueshme.
*përkthim