Hudhra dhe efektet e saj në trupin tonë
Hudhra dhe efektet e saj
Hudhra shërben si ilaç për kurimin e shumë sëmundjeve. Në shumë vende të botës ajo shitet si ilaç në farmaci. Hudhra është një antibiotik, ngordhës mikrobesh. Ajo ndihmon në kurimin e dizanterisë, disa llojeve të kancerit, bronshitit, azmës, variçeve, etj.
Hudhra bën pjesë tek ushqimet e shëndetshme që pastrojnë trupin tonë.
Më poshtë do të përmendim disa nga efektet kryesore të përdorimit të hudhrës:
Përmirëson qarkullimin e gjakut.
Largon gazrat e stomakut dhe të zorrëve.
Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të zemrës.
Pengon sëmundjet e lëkurës.
Pengon formimin e gurëve në veshka.
Pengon ngurtësimin e enëve të gjakut.
Shton forcën, i jep gjallëri trupit të njeriut.
Lehtëson sëmundjen e reumatizmës.
Stabilizon hipertensionin.
Ul temperaturën e trupit, etj.