Ezani, simbol i Islamit

Ezani, i cili këndohet pesë here në ditë nga minaret, është një nga shenjat dhe simbolet më të rëndësishme të Islamit. Kurdoherë që këndohet ezani, shpallet teuhidi (njëshmëria e Zotit) e profetësia dhe njerëzit thirren në namaz, i cili është e vërteta më e rëndësishme pas besimit. Prandaj, është domosdoshmëri e besimit të një besimtari, që t’i përgjigjet thirrjes hyjnore. 

Kuptimi i përgjigjes së thirrjes hyjnore është falja e namazit të asaj kohe. Sidoqoftë, është sunnet t’i përgjigjesh myezinit në atë kohë. Duke vepruar në bazë të haditheve të transmetuara në lidhje me përgjigjen ndaj myezinit, disa dijetarë islamë thonë se është vaxhib t’i përgjigjesh myezinit, domethënë të përsëritet ajo që këndohet prej fjalëve të ezanit. Sidoqoftë, pikëpamja e rënë dakord nga shumica, qëndron në gjykimin se është sunet të përsëriten fjalët e ezanit.

Besimtari duhet të përpiqet të mos jetë i angazhuar me asgjë kur këndohet ezani. Është e nevojshme të ndërpriten bisedat dhe punët e tjera. Duhet bërë sa më shumë përpjekje që të dëgjohet ezani me respekt dhe përqendrim. Më poshtë, në burimet e fikhut si Bedaiu’s-sanai dhe el-Fetawa’l-Hindijje thuhet:

“Nuk është e përshtatshme të angazhohemi me asgjë tjetër, përveç përsëritjes së asaj që lexon myezini.”

“Është më e virtytshme të ndalosh leximin e Kuranit dhe të dëgjosh ezanin, duke përsëritur fjalët e tij.”

Sidoqoftë, nuk konsiderohet mëkat për një person që përpiqet të bëjë diçka që është urgjente, kur këndohet ezani.

Fjalët e ezanit përbëhen prej tekbireve dhe shehadeteve. Ata gjithashtu mund të dëgjohen ndërsa shtrihemi, sidoqoftë është më e përshtatshme të ngrihesh dhe ta dëgjosh duke u ulur nëse është e mundur.

Përgjigjja e ezanit në të vërtetë do të thotë të shkosh për të falur namazin, por dëgjimi i fjalëve të ezanit dhe përsëritja e asaj që thotë myezini është gjithashtu një pjesë e përgjigjes së ezanit.

I Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Kur të dëgjoni ezanin, thoni atë që thotë myezini.” (Muslimi, Salat 7)

 

Postime të ngashme