Frika nga gjendja e pakujdesisë

Ebu Ali ed-Dakkak (r.a) shpjegon; Shkova të vizitoj një mikun tim, i cili ishte dijetar i madh dhe shumë i devotshëm. Ishte i rrethuar nga nxënësit e tij të shumtë dhe po qante në shtratin e vdekjes.

E pyeta: “O shejh! Për çfarë po qan kaq shumë, mos vallë për ndarjen nga kjo botë?”

“ Kurrësesi! -më tha. Po qaj për namazet, që nuk kam arritur t’i fal.”

U çudita nga një përgjigje e tillë, sepse nuk dija që atij njeriu t’i shpëtonte ndonjë namaz pa falur dhe i thashë: “Si është e mundur, ti kurrë nuk ke lënë namaz pa falur?”

I shqetësuar më tha: “Arrita deri në këtë ditë, asnjëherë nuk rashë në sexhde në gjendje pakujdesie dhe asnjëherë nuk e ngrita kokën prej saj në gjendje hutie. Por tani, kam frikë mos po vdes në gjendje gafleti (pakujdesie).”

Postime të ngashme