Si t’i vlerësojmë mirësitë?

Ajo që Allahu kërkon nga njerëzit për mirësitë e dhuruara, është falënderimi dhe përdorimi i tyre për kënaqësinë e Tij. Nëse njeriu tregohet mosmirënjohës dhe shpërdorues me mirësitë e dhuruara, atëherë ato mund t’i merren atij. I Dërguari i Allahut iu drejtua Aishes: “O Aishe, vlerësoji mirësitë e Zotit, sepse nëse ato largohen është shumë e vështirë të kthehen pas.”

Edhe besimi është mirësi prej mirësive të mëdha hyjnore. Njeriu duhet të përkujdeset vazhdimisht për besimin e tij dhe të mos jetë neglizhent ndaj tij. Mendimi më i gabuar është ai i matjes së devotshmërisë me vitet e gjata në besim. Kur në fakt mund të rezultojë krejt e kundërta. Njeriu sa më shumë kohë kalon në besim duhet të tregojë më shumë maturi dhe të jetë në gjendje përmirësimi të vazhdueshëm. Sa më shumë kalon koha, më shumë duhet ta shtyjë atë në përkujtim dhe përulje. Këtë gjendje do ta arrijnë vetëm ata njerëz që e kuptojnë qartë përgjegjësinë që sjell besimi.

Për ta konkretizuar argumentin e shprehur le t’i hedhim një sy jetës së sahabeve, më konkretisht gjendjes së tyre. U deshën vetëm pak kohë që Kurani t’i drejtohej atyre me disa urdhëra shumë të thella. Që lidheshin drejpërdrejtë me gjendjen e tyre shpirtërore. Për këtë mjafton të përmendim vetëm një ajet. Sipas një transmetimi, Abdullah b. Mesudi ka thënë: “Hapësira kohore midis pranimit të Islamit nga ne dhe zbritjes së këtij ajeti, ishte 4 vite.” U desh kaq pak kohë që Allahu t’i drejtohej atyre:

“A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen kur përmendet Allahu. Dhe para së vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Por me kalimin e një kohe të gjatë zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh  janë keqbërës.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: