Teuhidi me anë të gjuhës së kafshëve
Një bletë mbledh mjaltin duke e përfituar nga mijëra lule. Përcakton drejtimin sipas diellit (pa busull) dhe pastaj si një inxhiniere e përsosur me një mjeshtëri të rrallë vendos pjalmin në një hoje me një formë gjeometrike. Kush ia mësoi kësaj blete se në ç’farë lulesh ka nektar, se si ta përcaktojë drejtimin sipas diellit dhe të prodhojë mjaltin me aq mjeshtëri? Bletën që e quajnë si të palogjikë, si i bën të gjitha këto?
Mushkonja, që në momentin që nis të fluturojë fillon të thithë gjakun e njeriut. Kush ia mësoi mushkonjës kënaqësinë e gjakut të njeriut dhe veçoritë e tij? Cili pilot ia mësoi të manovronte në mënyrë profesionale në ajër për t’u ruajtur mjeshtërisht nga goditja e dorës dhe të fluturojë menjëherë sapo e ndjen rrezikun që i kanoset?
Të gjitha ngjalat e botës i lëshojnë vezët në jug të ishullit Bermuda dhe kthehen përsëri në vendet nga erdhën për të vazhduar jetesën (Deti Mesdhe, Indi, Malajzi etj.). Të vegjëlve që dalin nga vezët kush ua pëshpërit të kthehen në vendin e prindërve të tyre? Këto kafshë pa busulla e pa njohuri si arrijnë të shkojnë në vendet e prindërve të tyre?
Pula klloçkë bie mbi vezë dhe përveç ditës së parë dhe të njëzetë, i rrotullon vezët nga dalin zogjtë. Shkencëtarët kujtuan se ky fenomen i rrotullimit është i lidhur me nxehtësinë, kështu që munduan t’i nxjerrin zogjtë duke u dhënë nxehtësi vezëve nga të gjitha anët në inkubator, por nuk ia arritën. Në studimet e mëvonshme, u zbulua se proteina e vezës, meqenëse grumbullohet poshtë, për t’ju dhënë zogut në mënyrë të barabartë, duhej rrotulluar veza (ditën e parë grumbullohet proteinë, ditën e njëzetë ngaqë do të dalë zogu s’ka nevojë). Në cilin laborator kimik arriti pula t’i mësojë të gjithë këto dhe pastaj kush ua mësoi gjithë këtë skenë gjithë brezave tek pula?
Grerëza, në fillim bën çerdhet pastaj lë vezët aty. Më vonë e helmon karkalecin, aq sa arrin ta dehë dhe duke e vendosur para folesë, siguron ushqimin e të voglit që do të lindë për ca ditë. Kush ia mësoi grerëzës ta helmojë karkalecin, aq sa të mos e vrasë atë? Dhe të vegjëlve, megjithëse pa e parë ende të atin dhe të ëmën, gjatë periudhës së lëshimit të vezëve, kush ia mësoi të kryejë të njëjtin veprim?
Po të vriteshin shpendët mishngrënës si shqiponja, skifteri, pelikani, etj, gjarpërinjtë do të shtoheshin. Po të vriteshin gjarpërinjtë, do të shtoheshin bretkosat. Po të vriteshin këto të fundit, do të shtoheshin insektet. Kush është krijuesi i një sistemi aq mahnitës që ka lidhur jetesën e të gjitha këtyre me njëra-tjetrën?
Sikurse dhe e dimë, lakuriqët e natës janë të verbër. Duke dërguar valë zëri nuk përplasen me objektet. Njerëzit shpikën radarët duke parë lakuriqët e natës. Njeriu i mahnitur përballë përsosmërisë së radarëve, duke menduar nga kush e mësoi, a nuk duhet të kuptojë që lakuriqi i natës me gjuhën e qenies së tij tregon Krijuesin?