Besnikë ndaj fjalës së Zotit

I dërguari i Allahut (s.a.s.) është një profet, ardhja e të cilit është lajmëruar si sihariq nga kulla e profetësisë së të gjithë profetëve të ardhur para tij. Allahu na tregon kështu në Kur’an për fjalën që ka marrë nga të gjithë profetët se do t’i besojnë e do ta ndihmojnë profetin e lajëmruar prej tyre.
“Kujtoni kur Allahu mori zotimin e pejgamberëve: “Meqë ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas jush. e që vërteton ҫka keni me vete. A e pranuat, a e morët përsipër këtë detyrë të madhe? Po thanë ata, e pranuam. Atëherë Allahu tha: Dëshmoni pra, edhe Unë po dëshmoj bashkë me ju.”( Kur’an: Ali imran, 81).
Ja pra edhe profetët jetuan duke i ndenjur besnikë fjalës së Zotit e në të gjitha veprimet u përpoqën të mbanin atë orientim. Dhe kur profeti Muhammed (a.s.) u ngjit në miraxh, ata u falën pas tij shpirtërisht . (Muhammed b. Xherir et -taberi Xhamiul Bejan an-tebilij ajil Kur’an 15/5. Ibni Kethir el Bidaje ven-nihaje 3/139.)
Po me hz Ibrahimin, hz, Nuhun, hz. Musanë e hz. Isanë në krye, pothuajse të gjithë profetët deshën të bëheshin muezinët e tij (s.a.s). Hz. Mesihu në Ungjill duke thënë:” Unë po shkoj që të vijë i zoti i kohës.”( Ungjilli i Shën Joanit 16-8). e vendoste atë profet të lartë në qëndrën e vëmendjes së njerëzimit.
Po, kur ai qe ngritur në qiell, fundet e qiejve qenë mbushur me xhevahirë, yjet i qenë shtruar nën këmbë si gurë kalldrëmi dhe kur i qe afruar horizontit të diellit, ky pat rënë në sevda për t’iu bërë përkrenare atij. Të gjithë këta i rrinin përreth profetësisë së tij (a.s.) ashtu si fluturat rreth dritës.
Profeti Muhammed (a.s.) pati edhe veҫori njerëzore të cilat i përfaqësoi në shkallën më të lartë dhe me të cilat na u bë udhëzues neve. Psh ai qe një kryetar familje i shkëlqyer. Në një periudhë të caktuar të jetës ai (a.s.) qe ndodhur me 9 gra të kurorëzuara por nuk pati lënë shkas për replika dhe grindje midis tyre. Në atë shtëpi ku pikonte eliksiri profetik pika pika po qe se secili prej fëmijëve që pati rritur do ti shkonte një shekulli të caktuar , do të bëhej një prijës shpirtëror e një novator që do ta ndriҫonte atë shekull.

Postime të ngashme