Djaloshi dhe plaku
Një person i moshuar sheh në lagje një djalosh i cili luante gjithmonë futboll këmbë zbathur. Një ditë shkon i blen një palë këpucë dhe i shkon pranë duke i thënë:
– Merri këto këpucë, vishi, janë të tuat.
Djaloshi i merr këpucët dhe nga gëzimi hidhej përpjetë duke bërtitur, pastaj i tha plakut mjekërrbardhë:
– Zoti je ti?
Plakut filluan t’i dridhen duart e këmbët, kafshon buzën dhe i thotë djaloshit:
– Hasha, mos qoftë e thënë, ç’është ajo fjalë o bir?!
– Atëherë je mik i Zotit, sepse unë mbrëmë në darkë, vetëm Allahut i tregova që nuk kisha këpucë? – thotë djaloshi.