Njeriu e do atë që njeh me aq sa e njeh

Po, njeriu e do atë që e njeh me aq sa e njeh, kurse i sillet si armik atij që s’e njeh; kështu ka ndodhur gjithmonë. Në fakt, një mosnjohje e tillë shtrihet edhe nën të gjitha pyetjet që vijnë erë kundërshtim. Sikur të kishte dëshirë njeriu për ta njohur kri­juesin e vet sa ç’ndjehet i dëshiruar për ta njohur një popu­lla­ritet, sikur ta shqyrtonte njeriu librin e gjithësisë me kriteret dhe etalonet e Librit të Allahut duke përfituar nga mësimet e mje­sh­tërve që ia bëjnë të njohur e ia përshkruajnë Zotin e vet, sikur, duke ua vënë veshin sadopak të vërtetave të dala nga i Dër­guari i Allahut, që i janë jetës jetë, për të mundur të sodisë as­pektin përkatës të botës hyjnore të materies dhe dukurive me anë të blusë së tufave dritësore të formuara, si rezultat, në ndër­gjegjen e tij, do t’u gjente zgjidhje qysh në krye të punës shumë pyetjeve dhe çështjeve që ia preokupojnë mendjen. Mirëpo ec e shih se në një periudhë kur dituria dhe meditimi janë vrarë, e kemi të pamundur të themi se ekziston ndonjëra prej këtyre!

Postime të ngashme