Agjërimi ia mëson njeriut respektin ndaj amanetit
Agjërimi e mëson njeriun ta respektojë gjthmonë amanetin, fshehur, apo hapur, sepse s’ka vëzhgues tjetër veç Allahut që të sigurojë shmangien prej ngrënies e pirjes së gjërave të bëra hallall prej Tij.
Personi që agjëron respekton kufijtë e Allahut nga mëngjesi gjer në mbrëmje. Megjithëse i ka gati të gjitha mundësitë, megjithëse s’e sheh askush, personi e vazhdon agjërimin. Ai është gjer në mbrëmje i mbushur plot me ndjenjat e ruajtjes së amanetit. Ky qëndrim ndaj agjërimit reflektohet në tërë jetën e muslimanit.
Prandaj, njeriu që mban agjërim, gjatë gjithë jetës sillet tejet i vëmendshëm ndaj gjërave që i lihen amanet.