Agjërimi i kujton njeriut takimin me Zotin

Çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë e atij që agjëron është e çmuar sepse ia kujton atij të mirat dhe dhuntitë e Allahut dhe të mirën më të madhe për nga përfundimi, bashkimin me Allahun. Këtë funksion të tij, agjërimi e kryen në dy mënyra. Këtë mund ta përmbledhim kështu: me perëndimin e kënaqësive (tokësore), dëshirë për kënaqësi që s’do të kenë të perënduar dhe kënaqësi tjetër që vjen me perëndimin e dhimbjeve.

Edhe nëse njeriu që rri nga mëngjesi në mbrëmje i uritur e i etur, vuan në dukje, frytet shpirtërore që ka për t’i sjellë adhurimi i agjërimit e bëjnë t’i harrojë dhimbjet dhe vuajtjet në dukje. Gjatë gjithë ditës, agjëruesi mendon bashkimin me Zotin e vet për hir të të cilit ka braktisur epshet, ngrënien e pirjen.

Falë këtij mendimi, të gjitha fakultetet jetësore zhvillohen në kuadrin e orientimit në rrugën e drejtë. Edhe Profeti ynë ka thënë: “Për atë që agjëron, ka dy kohë qetësuese: e para, koha e iftarit kur çel agjërimin dhe e dyta, koha kur do të takohet me Zotin e vet!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: