Ja çfarë rrezikojnë fëmijët nëse i lidhni
Shumë prindër ndjekin metodën e lidhjes te fëmijët e sapolindur. Por çfarë thonë mjekët australianë për këtë?
Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.
Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’u qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë.
“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.
Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.