Në prag të Ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s

Nga Ali Zaimi

“Kërkoj e kërkoj që gjurmën Tënde të gjej
Me pluhurin e gjurmës tënde fytyrën të fërkoj,
ikur Zoti t’ma mundësojë e fytyrën të ta shoh
O Muhamed, shpirti im shumë të do.”

Ndërsa po lexoja disa poezi e fjalë plot hijeshi, si këto më sipër, desha dhe unë të shkruaj diçka që Ty të ta dedikoj o i Dërguar i Allahut, o dhurata më e shtrenjtë, ardhur njerëzimit, nga i Gjithmëshirshmi, Zoti i botëve.

Por mendja s’më mjaftoi, sepse çdo gjë që unë mund të shkruaj, Ti meriton shumë më tepër…
Ndjenjat mu trazuan nga trishtimi i të qënit kaq larg në kohë me Ty, e kaq larg aftësisë për të jetuar si Ty e për të përcjellë traditën Tënde, mesazhin Tënd, rrugën Tënde plot dritë e mirësi…

As lotët s’më lanë, ndërsa imazhin Tënd ishin duke kërkuar; vuajtjet e Tua që kurrë s’mbaruan ishin duke kujtuar…

Zemra u ngazëllye, sepse me Ty e lidhur është, por në çast u trishtua sërish, sepse, siç duhet, në gjurmët e tua nuk rendi dot…

Prandaj në përkujtim të lindjes tënde, që është festa më e madhe e sojit njrëzor, të paktën të kujtoj Ty me salavat dhe t’i drejtoj një lutje Zotit Tënd, Zotit tonë.
Në këtë moment dëshpërimi të ndjekësve të Tu o Profet, i lutem Zotit Tënd e tonit që të na përfshijë në shefaatin (ndërmjetësinë) Tënd, ndërsa salavatet (përshëndetjet) tona për Ty, ti bëjë ilaç të sëmundjeve tona…
O Allah derdh bekimet e tua mbi Profetin Muhamed alejhiselam, familjen dhe sahabët e Tij, dhe të gjithë ndjekësit e Tij deri në ditën e gjykimit.
O Allah fale e mëshiroje ummetin e Profetit Muhamed alejhisselam, largoja fatkeqësitë dhe mbroje nga çdo e keqe…

© URTËSI

 

Postime të ngashme