Kush është më trim 

Pyet Hz. Ali r.a. se kush është njeriu më i guximshëm?

Ata i thanë: Ti je më i guximshëm.

Hz. Ali r.a. tha: ” Unë nuk jam përballur me asnjë person pa pasur një frikë përbrenda, kështu që më thoni kush është më i guximshëm.”

Nuk e dimë i thanë.

Hz. Ali r.a vazhdon dhe thotë:

Më i guximshëm është Hz. Ebu Bekri r.a. i cili në ditën e luftës së Bedrit ne patëm ndërtuar një çadër për të ndenjur Profeti a.s, por kur do të vendosej se kush do të qëndronte bashkë me Profetin a.s në çadër, në rast sulmi nga hipokritët, i vetmi që doli para ishte Hz. Ebu Bekri r.a i cili pohoi se ishte i gatshëm ta mbronte nga çdo lloj sulmi. Padyshim që ai është më i guximshmi.

Në një rast tjetër ku ai e ka treguar trimërinë e tij është momenti kur hipokritët po e torturonin Profetin a.s duke i thënë: “Ti je ai i cili po mohon zotat tanë duke thënë se Zoti është një.”

Pasha Zotin askush nuk i doli në ndihmë, përveç Hz. Ebu Bekrit r.a. Ai shkoi pranë tyre dhe u thotë: “Turp t’ju vijë! A do të vrisni një person sepse thotë Zoti im është Allahu?”

Hz. Aliu r.a filloi të qajë derisa iu lag mjekra dhe tha: “Pa më thoni për hir të Zotit, kush është më i mirë besimtari në kohën e Faraonit apo Hz. Ebu Bekri r.a?
Të gjithë heshtën, por Hz. Ali r.a e thyen heshtjen përsëri duke thënë:

“Përgjigjuni! Pasha Zotin një orë nga jeta e Hz. Ebu Bekrit r.a është e mirë se njëmijë orë nga jeta e besimtarit në kohën e Faraonit, sepse ai e fshihte besimin e tij, kurse Hz. Ebu Bekri r.a e pohonte besimin e tij në mes të të gjthë njerëzve pa pasur frikë nga askush.”

Burimi: Tarihu’l-Hulefa, Imam Sujuti.

© URTESI.AL

Postime të ngashme