Pastërtia është gjysma e besimit…
Pastrimi i kryer para fillimit të namazit është çelësi i namazit, për rrjedhojë, personi që nuk e ka bërë këtë pastrim, do të thotë se nuk ka hyrë dot në namaz. Ajeti “…
Gjithsesi, është më e drejtë të falësh namaz në faltoren (e Kuba-s) të ngritur nga dita e parë mbi devocionin (takva). Atje ka burra që e duan pastërtinë. Edhe Allahu i do ata që pastrohen shumë!” (Tevbe, 9/108) ka zbritur për njerëzit e Kuba-s që i jepnin shumë rëndësi pastrimit si përgatitje për namazin, pra, abdesit.
Hz. Enesi (r.a.) rrëfen se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) e ka pyetur kështu popullsinë e Kuba-s: “Allahu ju lavdëron ju për pastërti. Nga vjen kjo?” Dhe ata i janë përgjigjur kështu: “Ne në istinxha (pas kryerjes së nevojës së madhe) bashkojmë gurin me ujin (fshihemi një herë me gurë, pastaj lahemi me ujë)!”[1] Po, besimtari i cili, kthjelltësinë dhe pastërtinë e brendshme, e reflekton jashtë në formën e abdesit, si rezultat është njeri që e do Allahu.
Me pastrimin e kryer, ndërsa nga njëra anë pastrohen nga këllira duart e këmbët, flokët e mjekra, etj., nga ana tjetër, zemra e mbushur me kuptim, çlirohet nga veçoritë përkatëse të moralit të keq dhe ngjitet për në lartësi.
Ndërkaq, e fshehta, përballë gjërave të ardhura nga Zoti, shndërrohet në një pasqyrë të shkëlqyer dhe e ruan kthjelltësinë. Ja, me një pastrim dhe pastërti të tillë arrihet gjysma e besimit dhe këtu del në shesh e vërteta e fjalës së të Dërguarit të Allahut, “Pastërtia është gjysma e besimit!”[2] Kurse gjysma që mbetet është çështja e krijimit të besimit në zemër, gjë që i përket krejtësisht Zotit.
Me të hyrë në brendësi të një pastrimi të tillë me qëllim për t’i bërë adhurim Zotit të vet, njeriut do t’i fshihet papastërtia e brendshme dhe në këtë zemër të shndërruar në përgatitëse të besimit, Zoti do ta ndezë menjëherë qiririn, pishtarin e besimit!
[1] Ibni Kethir, Tefsir, 4/154.
[2] Muslim, Taharet, 1; Tirmidhi, Da’avat, 91.