Thënie të mençura nga Kalifi Omer b. Abdulazizi (r.a)
-Ata që ftojnë për devotshmëri janë të shumtë, por të paktë janë ata që e praktikojnë.
-Kushdo që vepron pa dituri, më shumë sjell dëm sesa dobi.
-Mos u bëni prej atyre që e mallkojnë Iblisin në publik dhe i binden atij kur janë vetëm.
-Më shumë i frikësohem mëkateve të besimtarëve, sesa komploteve të armiqve.
-Nëse mundesh, bëhu dijetar. Nëse s’e arrin këtë, bëhu nxënës i diturisë. Nëse s’e bën dot këtë, duaji ata të dy. Nëse s’e bën dot as këtë, atëherë të paktën mos i urre ata.
-Allahu e mëshiroftë atë njeri i cili m’i tregon të metat e mia.
-S’ka sprovë që e godet njeriut, përveçse për shkak të gjynaheve të tij dhe s’ka sprovë që largohet, përveçse me kërkim faljeje.
-Siguroji mirësitë e Zotit, duke e falënderuar shumë Atë.
-Kushdo që e sjell vdekjen pranë zemrës së tij, atëherë do t’i duket e mjaftueshme ajo që gjendet në duart e tij.
-Nuk jam më i miri mes jush, sidoqoftë përgjegjësia ime është më e madhe se e gjithsecilit prej jush.
Kalifi dhe dijetari i madh, Omer b. Abdulazizi i mblidhte pranë vetes dijetarët më të mëdhenj. Ata do të përmendnin para tij vdekjen, Ditën e Ringjalljes dhe Botën Tjetër. Të gjithë ata do të qanin me ngashërim thuajse para tyre gjendej vërtet një trup i vdekur.