Do të durojmë, babi

Tregohet se njëherë, në një ditë Bajrami, vajza e vogël e Omer b. Abdulazizit shkoi tek ai duke qarë. Omeri e pyeti se çfarë e kishte bërë për të qarë, ndërsa vajza iu përgjigj: “Të gjithë fëmijët kanë veshur rroba të reja, ndërsa unë, edhe pse jam e bija e udhëheqësit të myslimanëve kam veshur rroba të vjetra!”

I prekur nga këto fjalë të vajzës, Omeri shkoi te financieri i shtetit dhe i kërkoi që ta lejonte të merrte rrogën e muajit të ardhshëm. Financieri i tha: “A mund të më sigurosh se do të jetosh dhe do të punosh edhe muajin e ardhshëm, në mënyrë që ta marrësh rrogën e atij muaji që kërkon ta harxhosh që tani”?

Kur Omeri u kthye në shtëpi, vajza e pyeti: “Çfarë bëre, babi?”

Omeri iu përgjigj: “Nëse duroni, do të hyjmë së bashku në Xhenet, e në të kundërt, babai juaj do të ndëshkohet me zjarr”!

“Do të durojmë, babi!” – iu përgjigj vajza.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: