Pastroje veten nëpërmjet pendimit

Allahu (xh.sh) thotë në Kuran: “O ju që besuat! Pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat”. (Tahrim, 8)

Pendim është një cilësi e besimtarit të devotshëm. Kur njeriu kupton se ka gabuar dhe kur atë e pranon para ndërgjegjes së vet dhe para Allahut, ai atëherë, i përulur në thellësinë e shpirtit të tij, e lut Allahun që t’ia falë. Ai kupton se fuqitë e tij janë të dobëta dhe se pa ndihmën e Allahut nuk do të mundet të jetë në rrugën e drejtë. Mënyra më e mirë për të kërkuar falje dhe për të cilën Profeti (a.s) na ka porositur është kjo dua:

ALLAHUME ENTE RABBI, LA ILAHE IL-LA ENTE, KHALEKTENI UE ENE ABDUKE UE ENE ALA AHDIKE UE UA’DIKE MESTETATU, EUDHU BIKE MIN SHERRI MA SANA’TU, EBU LEKE BI NI’METIKE ALEJJE UE EBU BI DHENBI, FAGFIR LI, FE INNEHU LA JAGFIRUDH-DHUNUBE EL-LA ENTE!

 

“O Allah, Ti je Zoti im! S’ka Zot tjetër përveç Teje! Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt! Unë përpiqem me këmbëngulje në atë fjalë dhe premtim, të cilën ta kam dhënë! Kërkoj që të më largosh nga të këqijat e veprave të mia, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj gabimet, më fal sepse gjynahet në i fal askush tjetër përveç Teje!

 

Postime të ngashme