6 fakte surprizuese rreth kafes
Kafja juaj është më shumë se sa një zgjim i mëngjesit. Mee poshtee do tee gjeni tetë fakte surprizuese që çdo person i varur pas kafeinës duhet të dijë.
- Shumica e pijeve energjike nuk përmban më shumë kafeinë se sa një filxhan i madh kafeje
Ato nuk kanë më shumë se 150 miligramë kafeinë.
- Është shumë e lehtë që të bëheni të varur
Edhe 100 miligramë kafeinë në ditë është e mjaftueshme për ta bërë një të rritur të varur. Është në thelb sa dy qese me çaj. Nëse lini kafen në mënyrë të menjëhershme do të keni disa simptoma, përfshirë mungesën e energjisë, nervozizëm dhe dhimbje koke.
- Kokrrat e kafesë nuk janë në të vërtetë kokrra
Ato në fakt janë bërthama e frutit të kafesë.
- Webcam-ra e parë u krijua për shkak të kafes
Në vitin 1991 në Universitetin e Kembrixhit njerëzit ishin të mërzitur të përshkonin gjithë rrugën për në makinerinë e kafes për ta gjetur bosh. Kështu që ato krijuan një “webcam” për të parë nëse kishte kafe, që të njerëzit ta kontrollonin para se të shkonin. Kështu që në thelb, ju duhet të falënderoni kafen për Skype dhe FaceTime.
- Kafja funksionon më mirë nëse e pini mes orës 9.30 dhe 11.30
Kjo për shkak se nivelet e kortizolit (hormonit që kontrollon orën e trupit tuaj) bien dhe kafeina bashkëvepron me kortizolit. Në qoftë se ju pini kafe shumë herët në mëngjes, kur kortizoli juaj është i lartë, ju do të ndërtoni një tolerancë që do të bëjë që t’ju duhet më shumë kafe për të marrë të njëjtin efekt.
- Kafja është pija e preferuar e australianëve
Ajo është pija që blihet më shumë në Australi me rreth 2.1 bilionë filxhanë në vit.