Katër shtyllat e Islamit sipas Hz. Aliut r.a.

Transmetohet se Hz. Aliu ka thënë: “Islami është ngritur në katër shtylla: Jekin-bindje e fortë, adl-drejtësi, sabër-durim dhe xhihad-përpjekje dhe luftë në rrugë të Allahut”.

Dijetarët i komentojnë këto katër shtylla dhe thonë:

Jekini mund të jetë dy llojesh: Lloji i parë është që njeriu të punojë për hir të Allahut sinqerisht dhe me përkushtim dhe me këtë nuk dëshiron asgjë nga të mirat e dynjasë apo kënaqësia njerëzore. Lloji i dytë është të besojë në premtimin e Allahut, sa i përket furnizimit.

Adli, po ashtu, mund të jetë dy llojesh: Lloji i parë është që njeriu të përmbushë obligimin e vet edhe para se të kërkohet prej tij që ta përmbushë. Lloji i dytë është se kur njeriu e kërkon prej dikujt tjetër, atë e kërkon në mënyrën më të bukur që mundet.

Sabri, po ashtu, është dy llojesh: Lloji i parë është të jetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në zbatimin e urdhrave të Allahut, kurse i dyti, të jetë këmbëngulës dhe në mënyrë konsekuente të largohet prej asaj që Allahu ia ka ndaluar.

Sa i përket xhihadit, edhe ai është dy llojesh: Lloji i parë është që njeriu aspak të mos e lërë pas dore armikun e vet, e armiku më i madh është shejtani, dhe i dyti, të jetë i vetëdijshëm se shumicën e fatkeqësive dhe turbullirave në mes njerëzve i ka shkaktuar pasuria. Prandaj kënaqu edhe me pak pasuri që të mos jetë motiv dhe të mashtrohesh për të bërë keq.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: