Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë

Teksa Sufjan Theuriu ishte në çastet e fundit të jetës, Hammad bin Seleme e qetësoi duke i thënë: “Nëse në Ditën e Gjykimit, Allahu do të më jepte mundësinë që të zgjidhja si gjykuesin tim midis Atij dhe prindërve të mi, unë do të zgjidhja Allahun. Kjo është për shkak se mëshira e Tij e tejkalon mëshirën e prindërve të mi.”

Hammad bin Seleme ishte myftiu i Basrës dhe djali i Seleme bin Dinarit, i cili ishte prej Tabiunëve. Ai vdiq në vitin 167 sipas kalendarit hënor.

Kështu, ky dijetar vizitoi një tjetër dijetar tepër të njohur, Sufjan Theuriun, i cili ishte në çastet e fundit të jetës së tij. Ai i tha këto fjalë të mrekullueshme, në mënyrë që ai të ndihej më mirë dhe ta forconte më tepër shpresën që kishte te Zoti.

Sepse, Sufjani e pyeti Hammadin, أَتَرَى اللَّهَ يَغْفِرُ لِمِثْلِي “A mendon se Allahu do ta falë dikë si unë?”

Hammadi i tha atij, وَاللَّهِ لَوْ خُيِّرْتُ بَيْنَ مُحَاسَبَةِ اللَّهِ إِيَّايَ وَبَيْنَ مُحَاسَبَةِ أَبَوَيَّ، لَاخْتَرْتُ مُحَاسَبَةَ اللَّهِ عَلَى مُحَاسَبَةِ أَبَوَيَّ، وَذَلِكَ أَنَّ اللَّهَ أَرْحَمُ بِي مِنْ أَبَوَيَّ “Betohem në Zot, nëse në Ditën e Gjykimit, Allahu do të më jepte mundësinë që të zgjidhja si gjykuesin tim midis Atij dhe prindërve të mi, unë do të zgjidhja Allahun. Kjo është për shkak se Allahu është më i mëshirshëm me mua sesa prindërit e mi!”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: