10 shenjat që tregojnë dëmtimin e veshkave

1. Probleme me gjumin

Kur veshkat nuk punojnë mirë atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbesin në gjak. Niveli i lartë i toksinave e bën më të vështirë që të na zë gjumi. Prandaj edhe kur fle më pak, rriten shanset për sëmundje të rënda të veshkave.

2. Vështirësi në frymëmarrje

Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga apnea (vështirësi në frymëmarrje). Apnea është sëmundje që shkakton një apo më shumë pauza të frymëmarrjes gjatë gjumit. Këto pauza mund të zgjasin së paku disa sekonda deri në një minutë. Pas çdo pauze, frymëmarrja normale rikthehet në një gërhatje të madhe. Nëse gërhatni vazhdimisht duhet të vizitoni mjekun.

3. Dhimbja e kokës, lodhja dhe molisja

Veshkat funksionale dhe të shëndetshme e shndërrojnë Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur eshtrat tanë të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin (EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënja e qelizave të kuqe të gjakut (të cilat e bartin oksigjenin) rezulton në lodhje të menjëhershme të muskujve dhe trurit.
Nëse ju flini mjaftueshëm mirëpo vazhdoni të jeni të lodhur, të molisur dhe të keni pak energji duhet të vizitoni mjekun.

4. Lëkura e thatë

Veshkat kryejnë punë të madhe përderisa i nxjerrin mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga trupi dhe mundësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe duke e mirëmbajtur sasinë e duhur të mineraleve në trup.
Lëkura e thatë sinjalizon se veshkat nuk po i balancojnë mineralet dhe lëndët ushqyese, gjë që rezulton në sëmundje të eshtrave dhe veshkave.

5. Aroma e keqe e gojës dhe shija metalike

Kur lëndët e panevojshme grumbullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije metalike në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut. Madje ndodh edhe që nuk të hahen mishërat dhe të humbet oreksi në përgjithësi, gjë që çon deri të humbja në peshë.

6. Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar

Veshkat që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjët e tepërta. Kjo çon deri në mos largimin e natriumit që shkakton ënjtjen e kyçeve, këmbëve dhe duarve.
Ënjtja në pjesët e poshtme të trupit poashtu sinjalizon edhe sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe problemet e venave të këmbëve.

7. Dhimbje shpine

Mosfunksionimi i veshkave mund të rezultojë në dhimbje shpine që zakonisht është e fortë dhe nën kafazin e kraharorit. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhimbja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga kistet e veshkave.

8. Sy të fryrë

Një shenjë e hershme që sistemi i filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryerje në zonën rreth syve. Fryerja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup.

9. Shtypja e lartë e gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe veshkat varen nga njëra-tjetra. Veshkat kanë neuronet që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, neuronet nuk marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese mjaftueshëm.

10. Ndryshimi në urinim

Veshkat janë ato që prodhojnë urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në frekuencë, aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar. Ndryshimet më të shpeshta janë:
• Rritja e nevojes për të urinuar, sidomos gjatë natës. 4 deri 10 herë në ditë konsiderohet normal.
• Gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme filtrojnë mbetjet nga gjaku që prodhojnë urinën, por nëse filteri dëmtohet qelizat e gjakut mund të kalojnë në urinë.
• Urinë e shkumëzuar.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: