Përse u krijua gjithësia?

O robërit e Zotit ne dëshirojmë të jemi të përhershëm dhe jo të jemi të përkohshëm. Por kur Allahu krijoi gjithësinë e krijoi për tre qëllime:

1). Adhurim

Allahu xh.xh thotë: “Dhe i krijova xhindët dhe njerëzit përveçse (të më njohin) dhe të adhurojnë Mua.” sepse ai i cili nuk e njeh Zotin, me shumë mundësi nuk e adhuron Atë dhe është më afër prishjes në tokë.

2). Ndërtimi i tokës

Thotë Allahu xh.xh: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! dhe “Ai ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij…” domethëne ajo që kërkohet prej jush është jetesa, banimi dhe ndërtimi i tokës. Kjo fjalë ‘عمارة الارض (ndërtimi i tokës) nuk ka të ngjashme në gjuhët e tjera të botës, sepse kjo fjalë përfshin njeriun, ndërtesat dhe gjithësinë, ajo nuk është e kufizuar vetëm me jetesën ose banimin material.

3). Morali

Njeriu duhet të jetë një qënie me moral. Ka thënë Profeti a.s: “Nuk jam dërguar për gjë tjetër vetëm se për të plotësuar moralin e lartë.”

Dr. Ali Xhuma

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: